image Dukagjin Lipa tregon se a do të mbahet këtë vit Sunny Hill

Muzikë

Dukagjin Lipa tregon se a do të mbahet këtë vit Sunny Hill

news image

Dukagjin Lipa ka treguar se a do të mbahet edhe këtë vit festivali i njohur “Sunny Hill Festival”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lipa është shprehur se e gjitha varet nga pandemia. Ai ka shtuar se janë të gatshëm për festivalin, por vetëm po pritet vendimi i Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.

“Planet e saj varen shumë prej situatës me pandeminë. Ne mezi presim të filloj përsëri Festivali “Sunny Hill. Shpresojmë shumë që pandemia të qetësohet sepse duhet ta dimë që duhet të jemi të kujdesshëm me festivale. Duhet t’iu përmbahemi rregullave të COVID-19. Jemi të gatshëm për festivalin por jemi duke e prit vendimin e Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, për hapësirën e re të këtij festivali. Do të kemi një lajm të ri për 3-4 ditë për sajtin e festivalit. Veç pandemia mundet me na ndalë, asgjë tjetër”,  ka thënë Dukagjin Lipa, në një intervistë për Klan Kosovën.

Sunny Hill Festival, për disa vite ka sjellë emra të njohur të muzikës nga e gjithë bota.

/Gazeta Sinjali/