image Gashi falënderon Kosovën përmes një videoje mahnitëse

Bota e Yjeve

Gashi falënderon Kosovën përmes një videoje mahnitëse

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi, ka publikuar një video nga përvoja e tij në edicionin e sivjetëm të “Sunny Hill Festival”.

Artisti ka zgjedhur që përmes rrjetit social Instagram, t’i falënderojë Dukagjin dhe Dua Lipën që e kanë ftuar edhe në edicionin e këtij viti, transmeton Sinjali.

Fjalët nuk mund ta shprehin sa shumë ju dua të gjithve…Dua të falënderoj festivalin Sunny Hill, Dukagjin Lipën, Dua Lipën që më kanë ftuar. Dua të falënderoj Kosovën që është kaq e mirë për mua. Vera 2019 është diçka që do ta kujtojë për gjithë jetën.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B1WnECIFNIP/

Ndryshe, kujtojmë që Gashi është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Roses” që është publikuar në qershor të këtij viti. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/