Një tërmet i lehtë ka goditur Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit.
Lëkundjet ishin me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Detin Adriatik, 29 km në veriperëndim të Durrësit.
Thellësia e këtij tërmeti ishte 8 km.
Ende nuk raportohet nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme. /Gazeta Sinjali/