Nëntë qytetarë kanë vdekur nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton ministria e Shëndetësisë.
Sipas këtij njoftimi, nga 3664 testime sa janë bërë gjithsej, pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 591 qytetarë, ndërsa janë shëruar 485.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. /GazetaSinjali/