image 9 të vdekur dhe 321 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëri

9 të vdekur dhe 321 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 321 raste të reja me koronavirus dhe se nëntë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se aktualisht në tri spitalet për COVID, janë duke u trajtuar 328 pacientë, 12 prej të cilëve janë në terapi intensive, pesë nga ta të intubuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 446 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 321 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11 mijë e 367 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/