Gjatë ditës së sotme është raportuar se është zhdukur një 81-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Familjarët kanë bërë të ditur se Fevzi Sejdiu, ishte zhdukur në Prishtinë.
I zhdukuri para pak minutash është gjetur në Prishtinë, konkretisht te “Rrethi i Flamurit”.
Lajmin për Gazetën Sinjali e bëri të ditur Ridvan Tahiri Riki, ku i njëjti kishte bërë njoftimin për personin e zhdukur.
Ai deklaroi se fal bashkëpunimit të policëve dhe qytetarëve, Fevzi Sejdiu, është gjetur para pak minutash i gjallë dhe mirë me shëndet.
Kujtojmë që i zhdukuri ishte i sëmurë nga skleroza, sëmundje kjo që shkakton probleme me harresë.