image 8 të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë – Prizren

Kosovë

Siguri/ 8 të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë – Prizren

news image

Tetë persona janë lënduar si pasojë  e një aksidenti mes tre automjeteve në fshatin Slloven në rrugën Gjakovë – Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shefi i trafikut rajonal në Gjakovë, kapiteni Albin Sahatqia.

Sahatqia tha se të lënduarit janë liruar për në shtëpi, pasi lëndimet kanë qenë të lehta. Kurse, sipas tij shkaktari i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave në komunikacion.

“Tri automjete janë të përfshira. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin slloven. Tetë persona janë lëndu, kanë lëndime të lehta trupore. Deri tek aksidenti ka ardhë- për shkak se një automjet ka qenë në tejkalim në vijë të plotë, si pasojë e ka goditë automjetin që  ka qenë duke e tejkalu dhe automjetin përballë. Nuk ka persona të arrestuar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Me rastin është njoftuar edhe prokurori”, tha Sahatqia./Gazeta Sinjali/