Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Shipëri në mesin e të prekurve nga koronavirus janë edhe tetë fëmijë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rovena Daja nga ky institut njoftoi se deri tani në Shqipëri janë testuar 1 mijë e 919 raste të dyshuara, prej të cilëve 277 rezultuan pozitive, në mesin e tyre tetë fëmijë.
Sipas saj, mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.
“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76”, tha ajo.
Daja gjithashtu bëri të ditur se 9 anëtarë të stafit mjekësor të cilët u testuan për koronavirus, rezultuan negativë.
Instituti shqiptar i Shëndetit Publik njofton se në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. Tetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar, raporton Tch, transmeton Klan Kosova./Gazeta Sinjali/