image 77-vjeçari vritet me thikë për motive të dobëta në Shqipëri

Rajon

77-vjeçari vritet me thikë për motive të dobëta në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Poliçan ku një 77- vjeçar raportohet se është vrarë me thikë.

Viktima është identifikuar si Ramadan Çela, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është fqiu i tij H.Ç, 37 vjeç.

Policia ka vënë në pranga autorin.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) fqiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit” njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/