Janë bërë 75 vjet nga bombardimi i parë atomik në botë, i cili ndodhi në Hiroshima të Japonisë. Ndonëse ky përvjetor është përkujtuar, ceremonitë janë organizuar me pak njerëz për shkak të pandemisë.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe ishte prezent në këtë ceremoni përkujtuese, mirëpo jo edhe turistët.
Kryetari i qytetit ku pati ndodhur ngjarja, Kazumi Matsui, ka thënë se kanë organizuar ceremoni pavarësisht pandemisë, për të kujtuar numrin e madh të të vdekurve nga ky bombardim.
“Më 6 gusht të vitit 1945, një bombë e vetme atomike ka shkatërruar qytetin tonë. Në mesin e thashethemeve që kanë qarkulluar atë kohë kanë qenë dhe ato se ‘asgjë nuk do të rritet këtu për 75 vjet’”, ka thënë Matsiu.
Bombardimi i Hiroshimas është përcjellur tri ditë më vonë nga hedhja e bombës në Nagasaki, me ç’rast kanë vdekur 75 mijë persona. /Gazeta Sinjali