image "75 mijë euro ose t'i publikoj fotot", shantazhohet një burrë në Gjakovë

Siguri

“75 mijë euro ose t’i publikoj fotot”, shantazhohet një burrë në Gjakovë

news image

Një burrë është paraqitur dje në stacionin policor në Gjakovë për të denoncuar një person që pretendon se e ka shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë së rajonit të Gjakovës kanë bërë të ditur se ai u ka thënë hetuesve policorë se ka pranuar mesazh nga i dyshuari i cili ia ka kërkuar 75 mijë euro, për të mos ia publikuar disa fotografi.

Ato fotografi, sipas tij, i përkasin atij dhe familjes së tij.

Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, i cili është iniciuar si “shantazh”./Gazeta Sinjali/