Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Shqipëri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas këtij njoftimi, nga 1 mijë e 930 testime të kryera, 197 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ndërkohë, 229 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, shkruan A2news.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 93 sosh. Janë 7 mijë e 717 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar./GazetaSinjali/