Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit, 445 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë testuar 3,350 persona.
Në spitalet COVID po trajtohen 170 pacientë, 22 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë ende 7,548 pacientë aktivë me koronavirus. /GazetaSinjali/