Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit shtatë persona kanë humbur jetën kurse 673 të tjerë janë infektuar, përcjellë Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Ministrisë në Shëndetësi bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë kryer 3 mijë e 927 testime dhe se janë shëruar 436 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto Komuna të Shqipërisë:
238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan.