image 7 pallate të tjera në Shqipëri do të shemben për shkak të tërmeteve

Rajon

7 pallate të tjera në Shqipëri do të shemben për shkak të tërmeteve

news image

Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar këtë të mërkurë shembjen e shtatë pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas konstatimit të dëmeve, ekspertët i kanë shpallur këto 7 pallate 5 katëshe të pabanueshme.  Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ka pësuar dëmtime godina e Komisariatit të Policisë së Kurbinit si edhe Bashkia. Po ashtu shumë banesa të tjera janë dëmtuar./Gazeta Sinjali/