image 7 nga 41 rastet e reja me koronavirus në Prishtinë nuk dihet sesi u infektuan

Shëndetësi

7 nga 41 rastet e reja me koronavirus në Prishtinë nuk dihet sesi u infektuan

news image

Në Prishtinë dje janë konfirmuar 41 raste të reja me koronaviurs.

Ndërsa sot janë testuar edhe 40 persona të dyshuar si të infektuar.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

“Sot janë testuar rreth 40 persona si të infektuar me koronavirus. Ndërsa sa i përket personave që kanë dalë dje pozitiv, shumica janë raste kontakti”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

Gashi ka bërë të ditur se për 7 nga 41 të infektuarit me koronavirus nuk dihet ende burimi i infeksionit.

“7 nga 41 që kanë dalë mbrëmë pozitiv janë testuar në Klinikën Infektive, prandaj ende nuk e dimë a janë raste kontakti. Prandaj, mbetet të gjurmohet”, ka deklaruar Gashi.

Deri më sot në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.998 persona, 980 pacientë janë shëruar dhe 35 persona kanë vdekur./GazetaSinjali/