image 66 vjeçari i infektuar me koronavirus në Shqipëri në gjendje të rëndë shëndetësore

Rajon

Shëndetësi/ 66 vjeçari i infektuar me koronavirus në Shqipëri në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38 me 5 rastet e reja të konfirmuara sot.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri janë Tirana, Durrësi dhe së fundmi edhe Fieri.

12 prej të prekurve janë të shtruar tek reparti Infektiv në Tiranë, madje siç bën me dije ministria, dy prej tyre janë në terapi intensive.

Mediat në Shqipëri raportojnë se një 66 vjeçar nga Lushnja është në gjendje tepër të rendë dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave në repartin Infektiv të QSUT-së.

66 vjeçari është nga Lushnja ka qenë në Itali dhe është kthyer nga andej ditët e fundit.

Shqipëria shënoi viktimën e parë nga koronavirusi dy ditë më parë. Bëhet fjalë për një 73 vjeçare nga Durrësi, e cila ndërroi jetë në spital duke infektuar disa familjarë dhe një mjek të këtij spitali./GazetaSinjali/