image 62 vjeçari thyen rekord, qëndron mbi 8 orë në 'Plank'

Sporte të tjera

Sport/ 62 vjeçari thyen rekord, qëndron mbi 8 orë në ‘Plank’

news image

Një 62 vjeçar nga Illinois ka thyer rekordin botëror të meshkujve për kohën më të gjatën të qëndrimit në pozicionin plank (qëndrimi duke u mbajtur në bërryla, ndërsa e vetmja gjë që prek tokën janë majat e gishtave të këmbës).

George Hood nga Naperville, qëndroi pa lëvizur i mbështetur vetëm në duar dhe gishtërinjë të këmbës për tetë orë, 15 minuta dhe 15 sekonda.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Guinness World Records, të cilët e kanë vërtetuar rekordin e Hood.

Hood, një polic i pensonuar i cili tani punon si trajner personal,  vendosi rekordin e tij të parë botëror për plank në vitin 2011, për një orë dhe 20 minuta.

Ai së fundmi humbi titullin në vitin 2016 dhe tha që fëmijët e tij e frymëzuan që të përpiqej ta fitonte përsëri.

“Unë jam babai i tre djemve dhe këtë e bëra për ta” tha Hood, i cili mundi rekordin e mëparshëm botëror me 14 minuta më shumë.

Hood gjithashtu u frymëzua të garonte përsëri për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor./GazetaSinjali/