image 61-vjeçari gjobitet me 150 euro nga policia për tejkalim në vijë të plotë

Siguri

61-vjeçari gjobitet me 150 euro nga policia për tejkalim në vijë të plotë

news image

Një person me inicialet S.B., 61-vjeçar është gjobitur me 150 euro dhe dy pikë negative nga policia për tejkalim në vijë të plotë në magjistralen Gjilan-Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se këtë informatë e kanë marrë përmes një fotografie të dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.

Policia Rajonale në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj , më saktësisht në fshatin Mirosale në Ferizaj“, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/