Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima dhe janë regjistruar 336 raste të reja me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 125 mijë e 842 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 92 mijë e 500 janë shëruar, 2 mijë e 247 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 31 mijë e 95.