Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se janë kryer 5 mijë e 779 teste, prej të cilave 1 mijë e 562 kanë rezultuar pozitive.
Brenda këtij intervali kohor janë shëruar 1 mijë e 642 qytetarë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Në Shqipëri janë aktualisht 23 mijë e 419 të infektuar me COVID-19. 127 persona janë të shtruar në spital, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Kjo vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 26 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë:
Raste të reja ditore 1562
Të shëruar në 24 orë 1642
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5779
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10896
Fier 1902
Shkodër 1861
Elbasan 1514
Vlorë 1419
Durrës 1338
Gjirokastër 1241
Korçë 937
Berat 925
Lezhë 824
Kukës 305
Dibër 257./GazetaSinjali/