Një qytetar ka raportuar se është sulmuar nga 6-8 qenë endacakë në mes të ditës në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Përmes fotografive të publikuara në faqen ‘Vrojtuesit e Lagjes’ në Facebook, shihet se viktima ka pësuar dëmtime në këmbë.
“Sot, përballë Kishës, te Parku, afër Bibliotekës Kombëtare, rreth orës 12:10, më kanë sulmuar afër 6-8 qenë. Ju lutem, kujdes. Mos kaloni andej”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive ku shihen dëmtimet e personit të sulmuar nga qentë endacakë.
Megjithëse janë ndarë 46 mijë euro dhe Komuna thotë se ka filluar me kastrimin dhe sterilizimin e tyre, sulmet nga qentë endacakë nuk po ndalen.
Kompetencat janë bartur në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës tash e 2 vjet, por kjo nuk e ka përmirësuar trajtimin e qenve endacakë.