image 58-vjeçari në Prishtinë në hall nga gruaja dhe djali, i denoncon në Polici për dhunë në familje

Siguri

58-vjeçari në Prishtinë në hall nga gruaja dhe djali, i denoncon në Polici për dhunë në familje

news image

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pak para mesnatës në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndryshe nga siç ndodh rëndom, kësaj here viktimë e dhunës del të jetë kryefamiljari.

Sinjali mëson se një 58-vjeçar ka denoncuar bashkëshorten dhe djalin e tij në Polici, për të cilët ka deklaruar se ushtrojnë dhunë psikike sistematike ndaj tij.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dyshuarit vazhdimisht e ofendojnë dhe e shajnë me fjalë të rënda, madje djali i tij kishte tentuar edhe ta sulmojë fizikisht.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/