image 52 vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Novobërdë është ish futbollisti i Gjilanit

Sociale

52 vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Novobërdë është ish futbollisti i Gjilanit

news image

Gjatë ditës së djeshme, Gazeta Sinjali raportoi për vdekjen e një 52-vjeçari në vendin e tij të punës në një kompani në Novoberdë. Ai u dërgua pa shenja jete në spital, pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve nga një mjet i metaltë.

Sinjali mëson se 52 vjeçari që humbi jetën tragjikisht është Vedat Ibrahimi ish-lojtari i ekipit Gjilani.

Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe miq e familjarë të të ndjerit duke e kujtuar si njeri të urtë e të drejtë.

“Sot kuptova lajmin e hidhur për shokun tonë. Rreth 5 viteve punuam bashkë, Zoti n’xhehnet, vlla Vedat Ibrahimi”, ka shkruar një koleg i të ndjerit.

/GazetaSinjali/