image Shoferi në Novobërdë humb kontrollin dhe del në anën e kundërt të rrugës – përplaset me një kamion

Siguri

Shoferi në Novobërdë humb kontrollin dhe del në anën e kundërt të rrugës – përplaset me një kamion

news image

Një aksident në komunikacion ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën lokale të fshatit Stanishor në komunën e Novobërdës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Gazeta Sinjali mëson se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar shoferi i veturës dhe pasagjeri i tij, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal në Gjilan.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë që shoferi i veturës gjatë lëvizjes në rrugën lokale të fshatit Stanishor në drejtim të rrugës Qarkore dhe me të arritur në një kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi veturën e tij, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes ku edhe u përplas me kamionin i cili po lëvziste në atë rrugë.

Pas tretmanit mjekësor, pasagjeri është liruar për në shtëpi, ndërsa shoferi është ndalur për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

/GazetaSinjali/