image E rëndë: Humb jetën një person në vendin e punës në Novobërdë

Siguri

E rëndë: Humb jetën një person në vendin e punës në Novobërdë

news image

Një punëtor ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës, në një fabrikë në Novobërdë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Gjilanit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në këtë qendër.

Sipas informatave të para bëhet fjalë për një 52-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë derisa ka qenë duke punuar në një fabrikë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja, posa të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia.

/GazetaSinjali/