Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Sipas njoftimit nga KQZ janë pranuar pranuar dy aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit,
“Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për Komunën e Zveçanit dhe 3 për Komunën e Leposaviqit”, njofton KQZ-ja
Sipas KQZ-së kanë aplikuar tri subjekte me 26 kandidatë për Kuvendin Komunal të Leposaviqit, ku 20 kandidatë janë nga Partia e Serbëve të Kosovës, 4 nga PDK-ja dhe 2 nga VV-ja.
Ndërsa për Kuvendin Komunal të Zveçanit kanë aplikuar dy subjekte me 26 kandidatë, ku 16 prej tyre janë nga PDK-ja dhe 10 nga VV-ja.
Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022.