image Haradinaj: Nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë

Politikë

Haradinaj: Nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur bashkimin kombëtar. Haradinaj ka thënë se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë.

Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.

Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviqit… kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit tonë.

“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij, në udhëkryqet e tij i ka gjestet më të mëdha historike, e ka përcaktimin që bënë një ngjarje madhështore në vitet e 90-ta, pavarësisht të gjitha ngjarjeve qe pasoja para saj dhe pas saj. Unë besoj dhe vlerësoj që është ngjarja më madhështore që i ka ndodh kombit tonë”, tha ai

Hava Rushiti, e cila kishte marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve 22 vite më parë, tha se vetëm emri Verrat e Llukës e bën krenare për disiplinën dhe për guximin qe kishin familjet për faljen e gjakut

Të nderuar gjeneral, ushtarë të gjithë ishin atë kohë ushtarë në vete tek Verrat e Llukës ju garantoj që ndjenja e parë që më zgjon emri Verat e Llukës është krenaria për disiplinën, për guximin dhe pastaj për faljen e gjaqeve që të gjithë ishin aq burra për ta bërë këtë akt aq të madh”, tha ajo.

Ndërsa, Myrvete Zekaj tha se madhështia e njerëzve që falën gjakun e të dashurve të tyre ishte më e madhe se ata që po kërkonin faljen e tyre.

Unë dridhem kur e mendoj gjakun e më të dashurve, njerëzve që kemi hyrë e kemi kërkuar ende nuk ndjehem mirë, ende nuk ndjehem rehat por madhështia e këtyre njerëzve ka qenë më e madhe se ne”, tha ajo./Gazeta Sinjali/