image 45 ditë paraburgim për dajën nga Kosova që dyshohet se dhunoi nipin në Berat

Shqipëri

45 ditë paraburgim për dajën nga Kosova që dyshohet se dhunoi nipin në Berat

news image

Është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh për 45-vjeçarin nga Kosova, nga fshati Malësi e Prizrenit, i cili u arrestua sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.

Rastin në Polici e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.

45-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.

/GazetaSinjali/