image 42 pacientë në Spitalin e Ferizajt po trajtohen me oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë

Shëndetësi

42 pacientë në Spitalin e Ferizajt po trajtohen me oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj aktualisht janë duke u trajtuar 52 pacientë, prej të cilëve 32 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa të tjerët janë në pritje të rezultateve, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtori i këtij spitali, Jeton Zeqiri ka thënë për Gazetën Sinjali se njëri nga pacientët është në gjendje të rëndë, ndërsa 42 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Nga 52 pacientët që po trajtohen, 32 kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus. 42 po trajtohen në oksigjenoterapi, por janë në gjendje stabile, përveç një pacient që është në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit në spitalin tonë janë pranuar edhe tre pacientë”, ka thënë Zeqiri.

Kujtojmë se, Komuna e Ferizajt është ndër më të prekurat nga COVID-19 në Kosovë. Që nga fillimi i pandemisë, atje janë konfirmuar gjithsej 574 raste pozitive me koronavirus./Gazeta Sinjali/