image Kroacia e mposhtë Rusinë dhe ia rrëmben pozitën e parë që e dërgon në 'Katar 2022'

Futboll

Kroacia e mposhtë Rusinë dhe ia rrëmben pozitën e parë që e dërgon në ‘Katar 2022’

news image

Kroacia ka arkëtuar pikët e plota ndaj Rusisë, derisa fitore kanë shënuar edhe Sllovakia dhe Sllovenia, në kuadër të xhiros së 10-të në Kupën e Botës.

Finalistët e Botërorit të 2018-ës fituan me vështirësi në shtëpi ndaj rusëve me rezultat minimal 1 – 0, ku edhe siguruan kualifikimin në Kupën e Botës.

Ndeshja ishte e dominuar nga vendasit që assesi nuk e gjenin rrugën drejtë golit, me Rusinë që vetëm një herë përmes kundërzbritjes.

Një autogol nga Kudryashov ndikoi që Kroacia të arkëtojë pikët e plota (81′).

Ndërkohë, Sllovakia ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Malta me rezultat 0 – 6, derisa Sllovenia ka triumfuar ndaj Qipros me rezultat 2 – 1.

Kroacia tani është e kualifikuar nga grup H me 23 pikë, ndjekur nga Rusia me 22 pikë, që duhet të provojë përmes ‘play-off’, ndërsa Sllovenia dhe Sllovakia renditën në pozitat tre dhe katër me 14 sosh.  /Gazeta Sinjali Sporti/