41–vjeçari Muhabi Islami nga Kaçaniku është zhdukur nga shtëpia e tij në fshatin Begrac, që nga e hëna.
Siç raportohet, ai doli për të mbledhur kërpudha dhe nuk është kthyer më. Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e Islamit dhe kanë njoftuar se ata që kanë informacione për vendodhjen e tij të lajmërohen në numrin numrin 044 767 046.
Rasti në Polici është denoncuar nga vëllai i 41-vjeçarit të zhdukur nga 7 qershori, në orën 11:00.