Kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus 40 persona që kanë pasur kontakt me 20 rastet e prekura me koronavirus në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Lajm i mirë: Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë që vetëm mbrëmë, në Prishtinë janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të raste të prekurave në 47, vetëmë në këtë komunë.
Kurse, deri tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 283 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 58 janë shëruar, kurse 7 të tjerë kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/