Së paku 40 persona, përfshirë nëntë ushtarë, janë vrarë në tri sulme të ndryshme në Mali të Afrikës.
Tridhjetë e një njerëz u vranë kur disa sulmues të armatosur u futën në një fshat në pjesën qendrore të këtij shteti, duke ua vënë flakën shtëpive, të mbjellave dhe kafshëve shtëpiake.
Në një rast tjetër, tetë ushtarë u vranë në pritë, ndërsa një tjetër u vra gjatë sulmit në një kamp ushtarak në rajonin Gao.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit, shkruan “BBC”.
Mali është përfshirë nga mungesa e stabilitetit që nga viti 2012, kur atje shpërtheu një kryengritje e militantëve islamikë.
Në mars të vitit të kaluar, 160 persona u vranë gjatë një sulmi në Ogossagou. Autoritetet për këtë sulm i fajësuan militantët e grupit Dogon. /Gazeta Sinjali/