image 4 viktima dhe 582 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

4 viktima dhe 582 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 vdekje dhe 581 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 485 pacientë, duke e çuar në 33 mijë e 185 numrin e të shëruarve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 285 pacientë, prej të cilëve 20 janë në terapi intensive, kurse gjashtë janë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 57 mijë e 727 raste, prej tyre 23 mijë e 368 janë raste ende aktive, ndërsa si pasojë e infektimit me këtë virus e kanë humbur 1 mijë e 174 persona./Gazeta Sinjali/