image 4 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga shembja e minierës, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

Botë

4 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga shembja e minierës, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

news image

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një minierë në Kinë por numri i të vdekurve pritet të rritet shumë më shumë se 49 persona janë ende të zhdukur.

Një rrëshqitje dheu ndërpreu operacionin e kërkimit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Më shumë se 900 anëtarë të ekuipazheve të shpëtimit shkuan në vend në minierën e qymyrit në Alsa, një zonë e largët në pjesën perëndimore të Mongolisë së Brendshme (në veri), sipas të njëjtit burim.

Presidenti Xi Jinping mbrëmë urdhëroi autoritetet lokale të “bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjetur dhe për të shpëtuar njerëzit e zhdukur, sipas CCTV.

Zona ku ndodhi tragjedia është e populluar pak dhe ekonomia e saj mbështetet shumë në minierat e qymyrit.

/GazetaSinjali/