image Shkon në 40 numri i minatorëve të vdekur në Turqi, një ende i zhdukur

Botë

Shkon në 40 numri i minatorëve të vdekur në Turqi, një ende i zhdukur

news image

Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë thëngjilli në provincën veriore turke, Bartin, që ndodhi të premten.

Lajmin për shifrën e re të viktimave e dha të shtunën ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soylu. Ai shtoi se po vazhdon operacioni i kërkimit për një tjetër minator të zhdukur, raporton agjencia Reuters.

Soylu tha se 58 nga 110 personat që po punonin në minierë në kohën e shpërthimit, janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit ose kanë arritur që të dalin vetë. Sidoqoftë, ai shtoi se ka paqartësi për një minator tjetër.

“Ende ka zjarr aty, minatorët dhe ekipet kanë bërë sakrifica të mëdha për të mos i lënë vëllezërit e tyre aty”, tha Soylu, që ka shkuar në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/