image Aksident tragjik në një minierë në Poloni, të paktën 10 persona të zhdukur - Sinjali

Aksident tragjik në një minierë në Poloni, të paktën 10 persona të zhdukur

news image

Një aksident tragjik është shënuar në një minierë qymyri në Poloni.

Të paktën dhjetë minatorë janë zhdukur, tha kompania Jsw, pronare e uzinës Zofiowka në jug të vendit, raporton A2CNN.

Ky është aksidenti i dytë brenda një jave në një minierë në Poloni, pas atij të Pniowek, në pronësi të së njëjtës kompani, ku pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin