Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus, ndërsa 4 të infektuar me këtë virus kanë ndërruar jetë në dy spitalet COVID-19.
Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, sipas të cilës viktimat janë: një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë, kjo ministri njofton se në 24 orë janë shëruar nga koronavirusi 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.
NJOFTIMI I PLOTË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur: në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki:
75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.
Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID 19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 mijë e 732 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik, si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87 mijë e 198
Raste pozitive 13 mijë e 518
Raste të shëruara 7 mijë e 732
Raste Aktive 5 mijë e 402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2 mijë e 658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75./Gazeta Sinjali/