image 4 palë zgjedhjet e fundit në Shqipëri, çfarë ndodhi me PD, PS dhe LSI-në?

Shqipëri

4 palë zgjedhjet e fundit në Shqipëri, çfarë ndodhi me PD, PS dhe LSI-në?

news image

Zgjedhjet e 25 Prillit i dhanë PS-së mandatin e tretë radhazi në pushtet, si kurrë më parë asnjë parti tjetër në epokën pluraliste në Shqipëri.

PS do të ketë shumicën 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

Lulzim Basha nuk arriti të sillte PD-në edhe këtë herë në pushtet.

Më poshtë gjeni një krahasim të shifrave të 4 palë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri nga 2009-2021.

Në 2009, PS e drejtuar nga Edi Rama mori besimin e 710 mijë shqiptarëve por nuk mjaftoi për të ardhur në pushtet, pasi siguroi vetëm 66 mandate, teksa PD me 70 mandate bëri koalicion me LSI-në.

Në 2013 PS arriti 810 mijë vota por nëse nuk do të kishte 16 mandatet e LSI-së nuk do të mund të formonte shumicën me 65 mandate, një më pak madje se në 2009. Ndërkohë që PD doli në opozitë me 57 mandate.

Në 2017 Lulzim Basha nga 57 mandate, grupin parlamentar e tkurri në 43, ndërsa LSI vijonte rritjen e fuqishme duke kapërcyer nga 16 në 19. PS e mori e vetme timonin duke drejtuar pa koalicion për herë të parë në histori.

Zgjedhjet e fundit të 25 Prillit nuk e lëvizën timonin nga Partia Socialiste dhe Edi Rama me të njëjtin numër mandatesh, 74 si në 2017.

PD siguroi një rritje të fortë në krahasim me 2017, që kishte 43 mandate në 59 në 2021, madje Lulzim Basha e zgjeroi grupin parlamentar me 2 deputetë më shumë sesa ia la Sali Berisha në 2013, por kjo, sikur deklaroi edhe ai vetë “nuk ishte e mjaftueshme” për të ardhur në pushtet.

Surprizat e këtyre zgjedhjeve ishin 2, LSI që nga 19 deputetë në 2017 përfundoi në 4, duke u rikthyer në 2009, ndërsa Tom Doshi mori 3 mandate me PSD-në.

/GazetaSinjali/