image 39 të vdekur në kamion nuk ishin kinezë, dyshimet janë se janë të këtij shteti

Botë

Botë/ 39 të vdekur në kamion nuk ishin kinezë, dyshimet janë se janë të këtij shteti

news image

Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex ishin shtetas vietnamezë, ka thënë policia britanike.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një deklaratë e tillë vjen pasi viktimat që u gjetën në një pronë industriale javën e kaluar fillimisht mendohej se ishin kinezë.

Por Policia e Essex tha që ajo tani ishte në “kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam dhe Britani të Madhe” dhe qeverinë e Vietnamit.

Një numër i familjeve vietnameze kanë shprehur frikën se të dashurit e tyre janë midis të vdekurve.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i dërgoi familjes së saj një mesazh të martën në mbrëmje, duke thënë se “udhëtimi në një tokë të huaj ka dështuar”.

Ndërkohë, ekzaminimet pas vdekjes po kryhen mbi 31 burra dhe tetë gra për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Ndihmësi i Shefit të Përhershëm, Tim Smith tha: “Në këtë kohë, ne besojmë se viktimat janë shtetas vietnamezë dhe ne jemi në kontakt me Qeverinë vietnameze”.

Megjithatë, ai ka thënë se deri më tani, policia nuk ishte në gjendje të identifikonte ndonjë prej viktimave.