Tre persona janë plagosur me armë zjarri në plazhin e vjetër të Vlorës, ndërsa ende nuk bëhen të ditur të dhënat.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, mes dy grupeve që rezultojnë të njohur mes tyre, por që nuk kanë qenë bashkë në momentin kur janë shkrehur armët e zjarrit.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka filluar kontrollet në Pyllin e Sodës, por ende pa rënë në gjurmë të autorëve./Sinjali/