image 38-vjeçari gjendet i vdekur në makinë, policia jep detaje

Rajon

Tiranë/ 38-vjeçari gjendet i vdekur në makinë, policia jep detaje

news image

Një 38 vjeçar është gjendur i vdekur sot brenda makinës së tij në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Policia ka njoftuar mbi ngjarjen duke thënë se makina ishte e ndezur dhe se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkak të një arresti kardiak.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia./Gazeta Sinjali/