Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 36 raste të vdekjes nga COVID-19, numri më i lartë i viktimave i shënuar që nga fillimi i pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.
Komuna me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Gjakova. Brenda këtyre orëve, në këtë komunë vdiqën 7 persona të infektuar me koronavirus.
Komuna e dytë më e prekur ishte Prizreni. Nga 36 viktimat, 4 janë nga Prizreni. Nga tre raste të vdekjes janë regjistruar në Gjilan dhe Klinë.
Ndërsa në Vushtrri, Rahovec, Prishtinë dhe në Pejë u shënuan nga dy raste të vdekjes.
Më poshtë gjeni të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha rastet e vdekjes:/Gazeta Sinjali/