image 36 persona që kërkonin lëmoshë në rrugët e Prizrenit depërtohen në Shqipëri

Kosovë

Aksion/ 36 persona që kërkonin lëmoshë në rrugët e Prizrenit depërtohen në Shqipëri

news image

Sot janë depërtuar në Shqipëri 36 persona të komunitetit rom, duke përfshirë gra, burra e fëmijë, të gjithë shtetas të Shqipërisë, që kërkonin lëmoshë në rrugët e Przrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Depërtimi i tyre për në Shqipëri u bë pas një plani operativ të Policisë së rajonit të Prizrenit për identifikimin e tyre.

“Me datë 06 maj 2020, stacioni policor ne Prizren, pas një realizimi të planit operativ për identifikimin dhe parandalimin e personave të cilët bredhin rrugëve të Prizrenit duke kërkuar lëmoshë, ka ndaluar gjithsej 36 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në këtë operacion policia e Prizrenit njofton se është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë dhe se 36 personat në fjalë janë pranuar nga autoritetet e Shtetit Shqiptar.

Policia bën të ditur se ky plan për identifikimin dhe largimin nga rruga e personave që kërkojnë lëmoshë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, sidomos gjatë pandemisë.

Andaj, me këtë rast policia ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit që të mos i joshin duke u dhënë lëmosh, sidomos tani në muajin e Ramazanit, pasi ata mund të jenë viktima të trafikimit. Por, ata që duan të ndihmojnë në këtë muaj, policia apleon që ndihmat t’i dërgojnë në mekanizmat kompetentë siç janë Kryqi i Kuq, bashkësitë fetare apo oragnizatat humanitare të legalizuara./Gazeta Sinjali/