Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se deri më sot në Prishtinë janë regjistruar 40 mijë raste me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ahmeti ka bërë të ditur se 350 prej tyre kanë ndërruar jetë.
“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP, deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID-19 dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi. Sot, aktive i kemi 352 raste”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/