image 35-vjeçari e vret dhinë e egër në Pejë, arrestohet nga Policia

Kosovë

Gjuetia/ 35-vjeçari e vret dhinë e egër në Pejë, arrestohet nga Policia

news image

Një 35-vjeçar me inicialet P.L. është arrestuar mbrëmë nga Policia e Pejës.

Në veturën e tij me targa të huaja i është gjetur një dhi e egër e vrarë, kafshë e cila është e mbrojtur me ligj, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç dhisë, atij iu gjet edhe një armë me dylbi dhe 36 fishekë.

“Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj”, njofton Policia e Pejës

Pas intervistimit, me urdhët të prokurorit, 35-vjeçari është lirguar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/