image 34 mijë e 950 euro në xhep, Policia e Kosovës arreston fajdexhiun

Kosovë

Kontroll/ 34 mijë e 950 euro në xhep, Policia e Kosovës arreston fajdexhiun

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person për fajde.

Sipas Policisë, 41-vjeçari ka kërkuar që t’i merrte 36 mijë euro nga një person, si detyrim për 14 mijë eurot që ia kishte dhënë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollimit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar 34 mijë e 950 euro.

“Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh. Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950  (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Përveç parave, gjatë kontrollit në shtëpinë e K.B. janë është gjetur një pistoletë si dhe dëshmi relevante të cilat Policia thotë se do të përdoren në procedura të mëtejme gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje pë 48 orë. /Gazeta Sinjali/