Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 319 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rekord të ri, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus. Viktimat janë një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore 90 persona janë shëruar. Ndërkohë në spitale situata vijon të jetë në nivele shqetësuese.
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 20,634 persona në Shqipëri janë infektuar me COVID-19, prej të cilëve 11,097 janë shëruar, ndërsa 502 kanë vdekur. Raste aktive janë edhe 9,035. /Gazeta Sinjali/