image 306 persona me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

306 persona me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës – Spitalet e Përgjithshme aktualisht po trajtohen 460 pacientë, 306 prej tyre me Covid-19.

Gjithashtu bëhet e ditur se 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar. Kurse, 154 pacientë po presin rezultatet.

“SHSKUK-Spitalet e Përgjithshme: Po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19 Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë. Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/